Të fundit

Femicidi në Kosovë: Të gjitha propozimet pas mbledhjes urgjente të grupit ndërministror

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njofton për disa propozime që kanë dalë pas mbledhjes së grupit ndërministror por edhe takimit me krerët e institucioneve: MPB, PK, sistem i drejtësisë.

Ky takim vjen pas vrasjes së dy grave nga bashkëshortët e tyre, brenda disa ditësh.

Më poshtë të gjitha propozimet për të cilat njoftoi ministrja:

Urgjentisht të bëhet nënshkrimi i kontratës për mbikëqyrjen elektronike

Të bëhet vlerësim i saktë i rrezikshmërisë në secilin rast

Të ashpërsohen dënimet për armëmbajtje pa leje

Të analizohet se si po bëhet pajisja me armë të ftohta

Prokuroria, gjegjësisht Këshilli Prokororial të hap pozita për mbrojtës të viktiamve në mënyre urgjente, janë vetëm 22 për gjithë territorin, ëshët numër shumë i vogël.

Të adresohet secili lëshim që lidhet me lëshimin në procedura të rregullta të dhunuesve

Të lëshohet udhëzues detytres nga kryeporkuroi i shtetit për të gjithë prokurorët që trajtojnë rastet e dhunës në familje, kur ka dyshime për dhunë në familje të mos ketë vendime për lirim në procedurë të rregullt

Të avancohet politika ndëshkimore, në asnjë rast të dhunës në familje nuk është shqiptuar dënim maksimal që parashihet në nenin 248 të kodit penal.

Në rastet kur ka dhunë në familje dhe ka kërkesë për urdhër mbrojtës tashmë ekziston mundësia që personi i dyshuar të largohet nga shtëpia dhe viktima dhe fëmija të qëndrojnë aty.

Në dy rastet dyshohet se ka qenë përdorimi i substanca narkotike. Për  MSH-në, del si obligim adresimi i këtij problemi, ngritja e një institucioni që merret me rehabilitimin e këtyre personave që janë përdorues të substancave narkotike.

Shumë shpejt në Kuvend do ta procedojmë ndryshimin që ndërlidhet me armëmbajtje pa leje dhe femicidin.

Të gjitha insticuionet që ndërlidhen për përgjegjësinë për mbrojtjen e viktimave të pajisen me detektorë të sigurisë.

Të mbështeten për pagesat e qirasë viktimat e dhunës në familje. Secila komunë të marrë vendime që paguan qiratë dhe shpenzimet për vendimet./Paparaci

 

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci