Të fundit

Prishtina kërkon gjykim të drejtë, preferon gjyqtarët vendorë

Klubi i basketbollit Prishtina i ka dhënë prioritet ndarjes së drejtësisë gjyqtarëve vendorë në dallim me gjyqtarët ndërkombëtar, për ndeshjet e “play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Tash e sa vite është bërë traditë në basketbollin kosovar që Federata e Basketbollit e Kosovës nuk i beson gjyqtarëve vendorë në momentet vendimtare të kampionit.

FBK-ja angazhon gjyqtarë ndërkombëtarë për të gjykuar ndeshjet në fazën “play-off” si dhe në Kupën e Kosovës.

Lidhur me këtë veprim të FBK-së, klubet kanë mbajtur një takim në FBK ku edhe kanë shprehur kërkesat e tyre, teksa klubi i Prishtinës ka dalë publikisht me një deklaratë.

Në deklaratën e klubit më të trofeshëm në Kosovës, thuhet se kërkojnë ndarje të drejtë të drejtësisë dhe i japin përparësi gjyqtarëve vendorë.

Prishtina madje ka dhënë edhe një mendim se si të bëhet delegimi i gjyqtarëve, duke propozuar që gjyqtarët të delegohen në mënyrë transparente përmes shortit.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci