Të fundit

Anglia drejt ndalimit të duhanit, kush është lindur pas 1 janari 2009, ‘përjashtohet’

Një projektligj i diskutueshëm që parashikueshëm të eliminojë gradualisht pirjen e duhanit në Britani eci përpara në parlament të martën, ndërsa Dhoma e Ulët e Komunëve të parlamentit britanik votoi në favor të masës kontroverse.

Projektligji do të ndalonte shitjen e produkteve të duhanit të gjithë atyre të lindur pas 1 Janari 2009, duke rritur në mënyrë efektive moshën e pirjes së duhanit me një vit, pas çdo viti derisa të përfshijë të gjithë popullatën, shkruan Tch, transmeton Paparaci.

Parlamenti britanik nisi debatin pasi kryeministri Rishi Sunak prezantoi projektligjin të martën, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, edhe brenda radhëve të partisë së tij konservatore. “Ky projektligj ka mundësi të heqë nga qarkullimin duhanin tek të rinjtë po aq herët sa 2040” tha qeveria kur zbardhi planin e saj, duke e quajtur lëvizjen historike. Në votimin e parë të projektligjit, 383 deputetë votuan pro, 67 votuan kundër. Projektligji do të duhet të miratohet nga Dhoma e Lordëve për t’u bërë ligj.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci