Të fundit

Skena e çmendur në mes të ndeshjes: Bayerni donte ta vazhdonte lojën larg nga kamerat

Bayern Munich fitoi me rezultat 1-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën dhe avancoi tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Megjithatë, nuk ia vlente të flitej vetëm fitorja e Bayernit në fund, por edhe një skenë në pjesën e parë.

Guerreiro i Bayernit e goditi Sakën në fytyrë pas një dueli dhe ai u rrëzua përtokë. Arsenali e shfrytëzoi këtë mundësi për të thirrur një “timeout”. Ndërsa kolegu i tyre ishte ende në tokë, Topçinjtë u mblodhën në grup te bankina e tyre, shuan etjen dhe morën udhëzime nga trajneri Mikel Arteta.

Po lojtarët e Bayernit? Epo, lojtari i Bayernit, Noussair Mazraoui, donte të vazhdonte lojën larg kamerave duke e rivënë topin në lojë nga anësorja. Kjo sepse asnjë lojtar i Arsenalit nuk u largua nga fusha. Megjithatë, yjet e Arsenalit e vunë re këtë përpjekje dhe u rikthyen. Por arbitri fishkëlloi sërish për ta ndalur përpjekjen e bavarezëve që ta nisnin lojën. 

Lojtarët nuk folën për skenën e çmendur pas ndeshjes. Ata ishin thjesht të lumtur. “E jashtëzakonshme. Në veçanti pjesa e dytë ishte shumë e mirë”, tha golashënuesi Joshua Kimmich për DAZN dhe shtoi: “Jemi të lumtur që më në fund jemi përsëri në gjysmëfinale”. 

Bayern Munichu do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci