Të fundit

Guardiola: Nuk e gjykoj Ancelottin për vendimin që mori, në ndonjë sport tjetër do të kishim fituar

Pasi Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund arritën gjysmëfinalet të martën, lojtarët e Real Madridit dhe Bayern Munich-ut përsëritën këtë sukses të mërkurën.

Një ndeshje veçanërisht interesante ishte në Etihad, ku gjithçka shkoi në penallti dhe më të suksesshëm ishin madrilenët, të cilët përjashtuan kampionët aktual të Evropës. Kjo do të thotë se Pep Guardiola tani nuk është më në garë për tripletën.

“Sigurisht që doja të fitoja. Përgëzime për Realin, ata luajtën një mbrojtje shumë të mirë. Nuk jam i penduar për asgjë, kemi bërë maksimumin në çdo segment”, ​​tha ai në konferencën për media, ndërsa më pas theksoi se në fund të ditës më e rëndësishmja është konvertimi i rasteve.

“Ata u mbrojtën, ne patëm shumë raste, por në fund të ditës gjëja më e rëndësishme është të shënojmë gola. Ata do të shkojnë në gjysmëfinale, ne jo. Vendimi i Ancelottit ishte të mbrohej, nuk po e gjykoj. Në çdo sport tjetër do të kishim fituar, por ky është sharmi i futbollit. Duhet t’i jepni merita Realit, ne kemi luajtur kundër shumë skuadrave që kanë qenë të mbyllura dhe gjithmonë gjenim një ‘vrimë’, por këtë herë nuk ishte kështu”.

Ai arriti në përfundimin se kjo ishte “një mënyrë djallëzore” për të dalë nga gara.

“Lumturia nuk ekziston dhe jam dakord. Nuk arritëm të shënonim një gol, bëmë gjithçka që mundëm… Mënyrë e tmerrshme për t’u eliminuar. Nuk mund të fitosh gjithmonë”.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci