Të fundit

Vrasja në tentativë në Gjakovë: Arrestohen edhe tre persona, konfiskohen dy armë zjarri

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë si të dyshuar për tentim vrasje.

Rasti në fjalë ka ndodhur më 14 prill, kur Policia kishte njoftuar për një përleshje me armë mes dy grupeve.

Nga tre të dyshuarit janë konfiskuar armët që dyshohet se janë përdorur në rastin në fjalë.

Me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë/14.04.2024-20:19. Lidhur me rastin, me 18.04.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë konfiskuar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë, më 19 prill.

Po ashtu, më 16 prill, është vetë-dorëzuar njëri nga të dyshuarit e këtij rasti.

(Në fotografinë e ballinës: Endrit Berisha, i vetë-dorëzuar në polici të martën)

Vrasja në tentativë në Gjakovë: Detaje të reja për gjuajtjet me armë zjarri mes dy grupeve

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci