Të fundit

Nemanja Matiq tërbohet për përkrahjen që Greqia i dha Kosovës: Ish vëllezër, nuk do t’ju falim

Futbollisti serb Nemanja Matiq është zemëruar me Greqinë për votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Këshilli i Evropës dy ditë më parë i dha dritën jeshile Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë dhe raporti u përpilua nga deputetja greke Dora Bakojanis. Drafti paraprakisht u miratua nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Pikërisht për këtë, por edhe për faktin se nga pesë deputetë grekë, vetëm një votë ishte kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Nemanja Matiq ka dalë në rrjetet sociale dhe ka shprehur zemërimin e tij.

“Hej grekë, ish-vëllezër, ne nuk do t’jua falim këtë”, ka shkruar Matiq në Twitter.

 

Matiq ka qenë në qendër të vëmendjes për gjëra të ngjashme më parë, pasi ai refuzoi të vendoste një lulëkuqe për të përkujtuar Ditën e Armëpushimit në Luftën e Parë Botërore.

Ndërsa të gjithë futbollistët e Premierligës angleze mbanin simbolin në xhaketë, Matiq refuzoi.

Ndryshe, ish-lojtari i kombëtares serbe tani është anëtar i klubit francez Lyon, të cilit iu bashkua në janar. Ai bëri karrierë edhe në Manchester United, Chelsea, Benfica, Romë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci