Të fundit

Gara për titullin e kampionit, FBK-ja merr vendimin final për gjyqtarët

Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë vendimin final lidhur me delegimin e gjyqtarëve në ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në “play-off”.

FBK-ja ka vendosur që edhe këtë vit ndeshje gjysmëfinale dhe finale të gjykohen nga dy gjyqtarë ndërkombëtar dhe një gjyqtar vendor, raporton Asistonline, transmeton Paparaci.

Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës kishte “kërcënuar” fillimisht me bojkot në rast se ftohen gjyqtarët ndërkombëtar, por sipas raportimit SHGJFBK-ja dhe FBK-ja kanë arritur marrëveshje sot.

Sipas marrëveshjes, ndeshjet do të gjykohen nga dy gjyqtarë ndërkombëtar dhe një gjyqtar vendor.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen nga nesër, ku kampioni aktual, Peja do të përballet me Golden Eagle Yllin, kurse Prishtina do të përballet me Trepçën.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci