Të fundit

“Kjo e paska puthur – nuk i ka fajet profesori”: Burrat kosovarë e arsyetojnë veprimin e tmerrshëm të arsimtarit në Deçan

Valentin Selmanaj, arsimtar i edukatës fizike në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, u dënua me 15 vjet burg dhe ndalim të ushtrimit të profesionit për tërë jetën.

I njëjti u dënua sepse në qershor të vitit 2023 kishte puthur një nxënëse pa dëshirën e saj.

Paparaci ka raportuar për këtë rast e publikuar edhe videon por, pas dënimit të arsimtarit,  15 vjetët për dikë nga komentuesit qenë meritore, e për dikë jo. Kryesisht, burra janë ata të cilët në komente online kanë arsyetuar gjestin tmerrues të arsimtarit.

Muhamet Rexhepi, një profil në Facebook, u shpreh se nxënësja e klasës së shtatë ka faj për ngjarjen.

“Valla edhe ajo qika paska pas qef se u qojka nmaje tkishtav me mrri profen”, shkroi ai në një koment poshtë videos.

Në mesin e shumë komenteve, krahun arsimtarit Selmanaj ia mban edhe Ardian Hoti.

“Qysh po shifet edhe kjo e paska puthe as qe i paska livrit”.Tutje ai shton  “vendim shum i gabuar sa grat po vriten qdo jave e kush u denu per nje puthje 15vite a pi shifni provat ne maje te gishtave tu e puth profen”.

E puthjen si diçka jo të madhe e ka konsideruar edhe Fadil Grabovci, ku ani se nxënësja ka qenë e mitur.

“Denim po, po denim katastrof pa lidhje, per puthje, mbasi se ka shfrytzue edhe seksualisht, ka mjaftu 2 a 3 vjet per puthje (mbasi se paska perdor edhe gjuhen), dhe ndales me qendrue dhe me kalue afer gjitha shkollave, kish mjaftue”, shprehet Grabovci.

E një profil i Mehdi Klinakut, ku në foto profili shihet se është familjar, komentoi se fajin s’e ka veç arsimtari.

“Te dyt ne burg jo veq burrin let mbledhin men edhe femrat,qysh po doket me deshiren e saj ka ndodh”….sa i perket se asht e re vajza duhet me ndal vehten me refuzu aj me zor nuk e kish prek po kjo koka me pervoj”, shkroi ai.
Ndërkaq edhe Armend Lushi ka thënë se në këtë mes nuk mbetet fajtor arsimtari.
“Si ka fajet ktu profesori po i ka kja ku*ra qe ska familje ja ka kajt”.
Mes komentuesve meshkuj pikaset edhe një komentuese femër me llogari Djellza Leart.
“Femra duhet mos mi dhen hapsir mashkullit me ju afru”, shkroi ky profil.
Këto ishin vetëm disa nga komentet që kishin përkrahur dhunën seksuale ndaj nxënëses në Deçan.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci