Të fundit

“Gjuajti 28 plumba nga afërsia, pastaj në kokë”: Vrasja për gjakmarrje në Gjakovë, ngritët aktakuzë ndaj Dedë Lleshit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër Dedë Lleshit, i dyshuar për një vrasje e cila ndodhi për gjakmarrje.

Sipas aktakuzës, në vitin 2003 në afërsi të dyqanit “V…” në fshatin Raçë të Gjakovës, ai me dashje e nga gjakmarrja ka privuar nga jeta N.N., i moshës 47 vjeçare, nga fshati Raçë, Komuna Gjakovë.

Ai, vrasjen dyshohet se e kishte kryer për shkak të babait të tij, të cilin para 12 vitesh e kishte privuar nga jeta i ndjeri N.N..

“Ditën kritike i pandehuri, shkon në vendin e lartcekur me veturën e tij Golf 3, ngjyrë e kuqe, duke i përcjellë lëvizjet e tani të ndjerit dhe kur i njëjti ka hyrë në dyqan ‘V…’, për të blerë ca gjëra ushqimore, i pandehuri D.LL., e pret e me të vërejtur se del nga dyqani prej një afërsie shtënë në drejtim të tij 28 herë në pjesë të ndryshme të trupit, dhe kur viktima bie përtokë, i pandehuri përsëri shtënë në drejtim të kokës së viktimës, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë në kokë, gjoks dhe gjymtyrë, nga plagët e marra viktima ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Prokuroria.

I pandehuri nga koha e kryerjes së kësaj vepre penale ka qenë në arrati. I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA-ja në Kosovë disa javë më parë.

Pas rreth 20 viteve në arrati, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Kërkimin Aktiv të të Arratisurve, Fast Kosova në bashkëpunim të ngushtë me FBI-në amerikane dhe U.S. Marshals, kishin arritur të identifikonin dhe lokalizonin të dyshuarin Dedë Leshi në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas disa viteve hetim dhe vëzhgim, autoritetet kosovare dhe ato amerikane kishin zbuluar se Lleshi, qëndronte në Amerikë me identitet të vëllait të tij, shtetasit Gjelosh Lleshi dhe në New York njihej dhe prezentohej me nofkën “Tony”.

Deda tashmë shijonte lirinë përtej oqeanit me një identitet të ri, kurse vëllai i tij Gjeloshi jetonte në fshatin Dol të Gjakovës dhe lëvizte vetëm në Shqipëri duke mos rrezikuar të hyjë në ndonjë shtet të BE-së.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci