Të fundit

​Dhuna në familje, IPK rekomandon suspendimin e kapitenit policor në Mitrovicë

nspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni police, respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz.

Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet hetimore.

IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe mbrojtësin e viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për urdhër mbrojtës në gjykatën kompetente.

Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci