Të fundit

Blick raporton për arrestimin e këngëtarëve shqiptarë në Cyrih

Gazeta zvicerane “Blick” ka raportuar për arrestimin e disa këngëtarëve shqiptarë në një klub nate në Cyrih.

Mësohet se nga kontrollet e ushtruara në 13 lokale nate në Zyrih, në pranga kanë rënë 47 persona, ndërsa janë sekuestruar pistoleta, municione, një shkop bejsbolli.

Gjatë një inspektimi të madh në një festë shqiptare të shtunën e kaluar, policia kantonale arrestoi shtatë persona, përfshirë disa yje të muzikës, mes tyre Sinan Vasaliu, Soni Malaj, reperi Don Phenom dhe këngëtarja Eugena Aliu.

Policia kantonale e Cyrihut prishi një festë shqiptare në Buchs ZH të shtunën e kaluar. Këngëtarët shqiptarë kishin planifikuar të performonin atë mbrëmje në klubin Boleros në Dällikerstrasse, por disa prej tyre nuk kishin leje pune.

Bastisja u konfirmua nga policia kantonale e Cyrihut. Sipas zëdhënësit Roger Bonetti, gjithsej pesë burra dhe dy gra u arrestuan. “Të gjithë vijnë nga Shqipëria apo Kosova”, thotë Bonetti.

Operacioni në Buchs u zhvillua si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë gjatë dy fundjavave të fundit në disa rrethe të kantonit të Cyrihut. Sipas një deklarate të së martës, policia kontrolloi gjithsej 13 klube, menaxherët, punonjësit dhe mysafirët e tyre.

Policia arrestoi 47 persona, kryesisht për shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin. Në disa lokale, oficerët sekuestruan pistoleta, municione, një pistoletë bosh, shkopinj dhe një shkop bejsbolli.

Në Buchs u gjetën edhe armë. Siç shpjegon zëdhënësi i policisë Bonetti, të arrestuarit akuzohen, ndër të tjera, për shkelje të ligjit për të huajt dhe shkelje të ligjit për armët.

 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci