Të fundit

Audio që dëshmon se këngëtari Labinot Rexha gënjeu në televizionet nacionale

Dy ditë më parë u raportua në disa media se si këngëtarë të estradës u arrestuan nga Policia Zvicerane me 13 prill në njërën prej diskoteva më të njohur atje, ku ishte paraparë të mbahej një “Bajram Party”, e ku zakonisht performojnë shqiptarët.

Këngëtarët që u arrestuan ishin: Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu. Ata janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

Krejt këto informacione për Insajderin i konfirmoi këngëtari Labinot Rexha i cili poashtu do të performonte në atë natë.

Ai e ka rrëfyer krejt ngjarjen, ku konfirmoi se problemi qendronte tek “leja e punës” të cilën këngëtaret nuk e posedonin.

Pra, sipas tij ata po përdornin vizën turistike për të kryer edhe punë. Pasi i konfirmoi krejt këto informata, ai pas publikimit të shkrimit dhe videos reagojë ashpër ndaj mediumit.

Një ditë pas ai u paraqit në disa emisione televizive duke thënë se “Insajderi ia keqpëdori deklaratën”, që “këngëtarët sjanë ndaluar për 48 orë”, që “skanë qenë 150 policë”.

“Insajderi e ka deviju intervistën time, të cilën parapraksiht ne folëm jashtë kamere, jashtë incizimit dhe folim detajisht dhe tani I thashë para se me publiku këtë duhesh paraprakisht më më lajmru me pa unë e tani me publiku. Dhe ata e kanë publiku pa dijenin time Edhe isnajderi e ka keqpërdorë lajmin tim se nuk ka qenë ashtu, unë e kam vizën C, pasaportën zviceran e përjetshme… mua më kanë kontrollu mbi 5 deri 10 minuta, edhe atë mesazh 105 policë nuk kanë qenë ajo është e pamundur ushtria nuk ka 105 policië, por kanë qenë 50 besoj edhe ma shumë”.

Video KËTU

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci