Të fundit

Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore

Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së Shëndetësisë, Dr. Nora Kursani Demjahës.

Demjaha dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, duke marrë vendim për ndërprerjen e punës së qendrës shëndetësore “KosovaMed Healthcare SHPK”.

Nën firmën e Demjahës, Inspektorati Shëndetësor, përmes vendimit të datës 27.10.2023, e pati ndaluar punën e “KosovaMed Healthcare SHPK” në QKMF – Drenas.

Ky vendim më vonë do të anulohej, nga Komisioni për shqyrtimin e Ankesave, për shkak të paligjshmërisë së tij.

Dyshohet se u.d kryeinspektorja Demjaha, I kishte dërguar e-mail Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Drenasit, duke e urdhëruar drejtoreshën e kësaj Drejtorie që ta zbatojë vendimin e Inspektoratit Shëndetësor, për ndalimin e marrjes së shërbimeve nga Operatori Ekonomik “KosovaMed Healthcare SHPK”, nën arsyetimin se “KosovaMed Healthcare SHPK” do të duhej të kishte licencë nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që të ishte i aftë të lidhte kontratë me QKMF – Drenas.

Në arsyetimin e të njëjtit vendim thuhet se “KosovaMed Healthcare SHPK” ka të punësuar staf shëndetësor të cilët kryejnë shërbime shëndetësore sipas kontratës publike kornizë, të nënshkruar nga komuna e Drenasit.

Përveç Demjahës, kallëzim penal është ngritur edhe ndaj inspektores shëndetësore, Hikmete Blakqori, si dhe ndaj inspektorit shëndetësor, Nysret Kuleta.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci