Të fundit

Hoti: Ministri të përgjigjet pse i ka shpenzuar 3 milionë € me kontrata njëburimore për ndërtim të shtëpive

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se është e dyshimtë përzgjedhja e kompanive për ndërtimin e shtëpive të komuniteteve. Deputeti i LDK-së ka thënë se ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi duhet të përgjigjet për shpenzimin e 3 milionë eurove me kontrata njëburimore.

“Ministri i Pushtetit Lokal duhet të përgjigjet përse i ka shpenzuar 3 milion euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete, siç kanë gjetur organizatat joqeveritare. Nuk ka kompani private të mjaftueshme në treg për të ndërtuar shtëpi njëkatëse, dy-tri dhomëshe?!”, tha Hoti.

“Sa për grantet e pushtetit lokal, Kosova ka qenë shembull për pushtetet lokale në rajon dhe më gjerë për objektivitetin e ndarjes së granteve nga pushteti qendror tek ai lokal.
Bashkëpunimi i Qeverisë me pushtetin lokal kurrë nuk ka qenë më i keq”, tha ai.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci