Të fundit

Kurti njofton për takimin me O’Brien: Folëm për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Kurti tha se me të ka biseduar për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike me Serbinë.

“Dje kam takuar ndihmëssekretarin e shtetit amerikan Jim O’Brien dhe ambasadorin Jef Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike. Ne gjithmonë do të jemi mirënjjohës ndaj SHBA-së për rolin qendror dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”.

Për këtë takim dje kishte shkruar edhe O’Brien, i cili tha se Kurtit i kishte kërkuar progres urgjent në themelimin e Asociacionit.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Për të shkuar përpara, ne duhet të zbatojmë zotimet e dialogut të lehtësuar nga BE, përfshirë progresin urgjent në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojitur me kryeministrin kosovar Albin Kurti sot”, ka shkruar O’Brien në X.

Para se të ndodhë votimi për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, SHBA, Franca e Gjermania i kërkuan së fundi Kurtit hapat urgjentë dhe thelbësorë drejt Asociacionit.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci