Të fundit

Raportohet për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, vjen reagimi i liderit opozitar

Televizioni Top Channel nga Tirana ka raportuar se kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.

Portali Zhurnal ka kontaktuar me Taravarin, i cili shkurtimisht e ka komentuar këtë informacion. “Spekulim absolut”, është shprehur Taravari për Zhurnal, duke shtuar:

“Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë si është Top Channel se unë qënkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti.

Jo, nuk është e vërtetë. Kushdo që e ka çuar këtë lajm në Top Channel gënjen. Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë drejt Ndryshimit! Me ofertat e Ahmetit unë jam mësuar dhe mendoj se nuk do të ishte habi të më vinte një e tillë, por ky lajm është i rremë”, tha Taravari për Zhurnal.mk.

Top Channel ka raportuar se takimin e ka konfirmuar vetë Taravari për mediat vendase edhe pse asnjë media në Maqedoninë e Veriut nuk ka publikuar deklaratë të tillë të Taravarit.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci