Të fundit

Abdixhiku në 34-vjetorin e themelimit të LDK-së në Gjakovë: Le të bëhemi bashkë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në 34-vjetorin e themelimit të LDK-së në Gjakovë.

Abdixhiku ka shkruar se tubimet e partisë po japin shpresë e vullnet.

Postimi:

Sonte, u mblodhëm në Gjakovë, për të shënuar 34 vjetorin e themelimit tonë aty. Mes veprimtarëve të të gjitha gjeneratave, nderuam të shkuarën, siç dhe shtruam nevojën për të bërë të ardhmen. LDK mbetet pasuri kombëtare dhe dhe udhërrëfim për të ardhmen!

Tubimet e LDK-së, në Kosovë dhe në mërgatë, po na japin shpresë dhe vullnet. Rikthimi i madh qytetar ka qenë synimi ynë parësor; si parakusht për ofrimin e një alternative të djathtë e zhvillimore për të ardhmen.

I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur, me punën dhe vitalitetin e secilës degë të Lidhjes. Kjo frymë e re po merr formë; ‘Rruga e Re’ po merr mbështetje! Të faleminderit Shefqet Shehu për gjithë punë e gjithë angazhimin.

Le të bëheni bashkë!

Le të ringritemi si një!

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci