Të fundit

Scholz i prerë me Kurtin, kërkon hapa drejt Asociacionit për anëtarësim të Kosovës në KiE

Hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ky ishte mesazhi i prerë që Kancelari Federal i Gjermanisë, Olaf Scholz, ia kumtoi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas komunikatës për media të lëshuar nga kancelaria gjermane.

“Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën për media.

Për telefonatën me Scholz, Kurti u shpreh përmes një komunikate për media veç që i ka kërkuar votën gjermane “pa parakushte ose kushte shtesë” rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në “X”.

Kurti bisedon në telefon me kancelarin Scholz, i kërkon përkrahje për anëtarësimin në KiE

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci