Të fundit

Opozitarizmi i zbehtë i LDK-së e bën “të shkëlqejë” Avdullah Hotin

Lidershipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar një javë tjetër të angazhuar në aktivitete ceremoniale. Sidomos gjatë javës së fundit, me rastin e shënimit të 32-vjetorit të themelimit të subjektit.

Aktivitetet e heshtura të LDK-së, të udhëhequr nga “garda e re” e Lumir Abdixhikut, kanë mbetur nën hije nga zhurma që ka krijuar një krize të rëndë energjetike që ka zënë vendin.

Të premten, Qeveria e Kosovës shpalli gjendje emergjente energjetike si pasojë e rëndimit të situatës së furnizimit me energji. As ky vendim nuk nxori LDK-në nga “rehatia” e opozitarizmit të saj politik.

Hera e fundit kur Lumir Abdixhiku, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kritikoi qeverinë ndëlidhej pikërisht me krizën energjetike. Por, kritikat e Abdixhikut ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij datojnë më 15 dhjetor, 2021. 11 ditë më parë.

“Sot, zhvillimi i pashembullt ekonomik i tij është pa rrymë!”, tha Abdixhiku para 11 ditësh, në një adresim publik përmes një shkrimi drejtuar publikut. “Tani kë do të fajësojnë për këtë krizë? Një Qeveri që i ka krejt; i ka dhe njerëzit e vet të vendosur së fundmi në KEK e në çdo institucion tjetër energjetik, nuk arrinë të sigurojë as një produkt bazik në këtë zhvillim të pashembullt ekonomik.”

Opozitarizmi i Lidhjes Demokratike është i dukshëm, herë pas here, vetëm në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e fundit parlamentare, Grupi Parlamentar i LDK-së refuzoi të votonte një marrëveshje ndërkombëtare, të sjellë në kuvend nga qeveria, si kundërpërgjigje ndaj “arrogancës së qeverisë”.

Aktiv në opozitarizmin ndaj ekzekutivit, më shumë sesa kryetari dhe nënkryetarët, është shfaqur Avdullah Hoti, ish-kryeministri, tash deputet i kuvendit dhe pjesë e Grupit Parlamentar të Lidhjes.

Ai, qe i zëshëm kundër qeverisë Kurti në rastin e ballafaqimit të kryeministrit me Bajram Qerkinin, përfaqësuesin e shoqatave të Personave të Pagjetur të Luftës.

Hoti, reagoi kundër vonesave për procedimin në kuvend të Ligjit mbi Pagat e Zyrtarëve Publikë, por edhe për deklarimet e presidentes Vjosa Osmani, të mbështetur nga shumica e LVV-së, në lidhje me raportet e Kosovës me ShBA-në.

Megjithatë, opozitarizmi individual i njerëzve të LDK-së nuk mjafton.

Lidhja e Abdixhikut nuk del në konferencë shtypi tash e tetë ditë. Më 18 dhjetor, LDK-ja iu drejtua publikut përmes një konference, por jo për kritikë ndaj qeverisë. Komunikimi i LDK-së ndërlidhej me betejën që zhvilloi me Partinë Demokratike në një proces të shtyrë zgjedhor në Komunën e Dragashit.

Ndryshe nga LDK-ja që synon të udhëheqë opozitën, dy subjektet tjera opozitare – PDK-ja dhe AAK-ja – kanë dominuar diskursin opozitar kundër qeverisë Kurti II. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci