Të fundit

Reagimi i kandidatit që sfidon Ramiz Lladrovcin në balotazh

Driton Ajazi, kandidat për kryetar i cili arriti ta dërgojë në balotazh garën në Drenas, ka paralajmëaruar “rikthimin e demokracisë dhe drejtësisë” në komunë.

Në një shkrim në Facebook, Ajazi, i cili përfaqëson Demokratët për Drenasin, ka thënë se tash është koha për ndryshim.

“Do ia kthejmë Drenasit demokracinë e drejtësinë. Të bashkuar për një të ardhme më të mirë! Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam”, ka deklaruar ai.

Ajazi arriti të sigurojë 30 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Drenasit. Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës arritit 45 për qind.

Gara e balotazhit do të zhvillohet pas një muajsh mes dy kandidatëve. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci