Të fundit

Shefi i BE-së: Progres e kritika për Qeverinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, tha Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, jep rekomandime dhe rezultate nga puna qeverisë që ka të bëjë me drejtësinë, sundimin e ligjit, e reforma në administratën publike.

“Sot u publikua një raport i cili është rezultat i një vlerësimi të përgjithshëm duke u rekomanduar që të jepen rezultate të përgjithshme në drejtësi, sundimin e ligjit, reforma në administratën publike. Ky raport jep mirënjohje në disa fusha por që është e qartë se reformat duhet të zbatohen në mënyrë efektive që të sjellën rezultate të thella. Si rezultat i pandemisë, raporti jep disa arritje të kufizuara por megjithatë një progres kemi parë tek sistemi gjyqësor siç është ai i sundimit të ligjit”, tha ai.

 

Tutje Szuyong theksoi përparimin e Kosovës në drejtim të disa reformave siç është lufta e korrupsionit dhe vendime përfundimtare në gjykata.

Ai po ashtu tha se Kosova do vazhdoj ta mbështes vendin në çdo rrugë duke u bazuar në rekomandimet e Be-së për këto muaj në vazhdim.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci