Poshtërim e budallaki i ka quajtur gazetari Valon Syla veprimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti. Shkas për këtë reagim është vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns.
Me anë të një postimi në Facebook, gazetari Syla ka thënë se është marre që kryeministri Kurti nuk e ka pritur në Kosovë shefin e CIA-s.
“Me gjasë që Shefi i CIAs paska ardh në Kosovë e Albin Kurti s’është knej. Pra, Shefi i shefave dhe zotëruesi i sekreteve dhe politikës sekrete. E kryeministri jonë digitron, është në një party në Chicago edhe tu i kry do takime të lodhëta. Besoni se nuk ka ma marre, ma budallak, ma poshtërim se me pas Kosova një kryeministër t’vendit që nuk e pret të shpija Burnsin, shefin e CIA që për herë të parë po vjen në Ballkan pas Pavarësisë. Kuku për neve qa na ka gjete me këtë autist politik. Marre po m’vjen”, thuhet në postimin e Sylës në Facebook.
Burns ka arritur sot në Kosovë dhe sipas raportimeve të Paparacit ka vizituar AKI-në. Po ashtu ai është parë edhe duke hyrë në presidencë, ndërkaq nuk dihet nëse do të zhvillojë takime tjera.
