Të fundit

Ekskluzive: Sekiraqët dhe Capat dyshohet se janë të përfshirë në përleshje të armatosur

Familjet Sekiraqa dhe Capat dyshohet se janë të përfshirë në përleshjen e armatosur që tronditi Prishtinën mbrëmjen e së dielës.

Siç mëson Paparaci nga burimet e veta, të dy familjet famëkeqe janë të përfshira në këtë konflikt ku dyshohet se një person ka vdekur e disa të tjerë janë plagosur.

Të shtënat me kallashnikov u dëgjuan mrëmjen e së dielës në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Dy familjet, Sekiraqët dhe Capat, njihen për telashet e vazhdueshme që kanë njëra me tjetrën.

Në mars është raportuar se njëri nga personat e përfshirë në plagosjen e Pajtim Gashit është Shkumbim Sekiraqa rreth 20 vjeçar, ishte djali i Salih Sekiraqës.

Ndërsa, për rastin që ndodhi sonte në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci