Të fundit

Ngjarjet e ditës së sotme në vendin tonë

Ngjarjet e ditës, 20 tetor 2021.

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial, ora 08:00).

Vazhdon procesi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 09:30-16:00).

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor financiar të BQK-së për vitin 2020, raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020, raportin vjetor financiar të Qeverisë për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020 dhe votimi i raportit vjetor financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00).

Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, organizojnë takimin konsultativ me temë “Përgjigjet institucionale ndaj dhunës kundër grave në periudhën (post) Covid-19”. Në takim merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, ora 10:00-12:00).

Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me ministra, ku e ftuara e radhës do të jetë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Hotel “Opera”, Prishtinë, ora 11:00).

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe programit të financuar nga Zvicra, “Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë” (IWRM-K) për implementimin e programit studimor Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00).

Koalicioni ad hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor mbajnë konferencën për media, mbi paditë për shpifje kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi. (Para objektit të Qeverisë, Pejton, ish-Rilindja, ora 13:00).

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi merr pjesë në “Dialogun Publik-Privat”, pjesë e projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës”, i cili bashkë-financohet nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:30).

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci