Të fundit

Detaje të reja për sulmin ndaj Xhavit Drenorit

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e Iniciativës Qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori është sulmuar dje gjatë ditës. Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është takuar me të dyshuarin mashkull kosovar për të biseduar për një rast të mëhershëm. Gjatë bisedës i dyshuari ka sulmuar viktimën. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të martën, Drenori ka thënë se është sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha.

“Po, është e vërtetë që jam sulmuar. Jam sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha. Jam në stacion, s’mundem me fol më shumë”, ka thënë Drenori.

Drenori disa herë ka përmendur emrin e prokurorit të Themelores në Prishtinë, si pengesë për t’u hetuar pretendimet ndaj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci për keqpërdorime në Drenas. Madje ai akuzonte Lladrovcin se ia ka punësuar të renë prokurorit Berisha.

Ndryshe, në zgjedhjet e së dielës në Drenas, Drenori është renditur i katërti. Ai ka marr 4.04 përqind apo 897 vota.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci