Të fundit

Agim Bahtiri “braktis” përkohësisht Kosovën

Për disa ditë me radhë, Agim Bahtiri nuk do të ndodhet në Kosovë. Komuna e Mitrovicës do të duhet të bëjë pa praninë e kryetarit të saj, i cili ka udhëtuar drejt Holandës të mërkurën.

Ai është shfaqur të mërkurën në hyrje të Aeroportit të Prishtinës, tregon një video e publikuar nga portali lokal “Jepi Zë”.

Kreu i Mitrovicës, i cili humbi në raundin e parë garën zgjedhore kundër Bedri Hamzës së Partisë Demokratike të Kosovës, ka udhëtuar për vizitë tek familja e tij në Holandë.

Sipas informacioneve, Bahtiri do të qëndrojë përkohësisht në Holandë për t’u rikthyer sërish në Kosovë pas disa ditësh. Ai do të shërbejë si kryetar i Komunës së Mitrovicës deri në fund të vitit, kur obligohet të transferojë pushtetin tek kryetari në ardhje, Bedri Hamza.

Të hënën, një ditë pas humbjes në zgjedhje, Bahtiri tha të ia ketë uruar fitoren kandidatit të PDK-së, dhe se punët do të jenë të përgatitura kur ky i fundit të shkoi në komunë.

Bahtiri theksoi se në garë “dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli”.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bedri Hamza i PDK-së ka marrë 16.091 vota apo 53.86, ndërsa Agim Bahtiri i VV-së 10.279 vota apo 34.40 për qind. /Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci