Me urdhër të Prokurorisë së Specializuar është arrestuar mëngjesin e sotëm edhe Fadil Fazliu, vëllai i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.
Lajmin e bëri të ditur djali i tij, Fahri Fazliu i ri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar baban tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllan e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlartë dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme. Krenar me ty Bablok”, ka shkruar djali i tij.
