Të fundit

Demë Elshani tenton të përfitojë miliona euro nga familja Buquku nëpërmjet kallëzimit të rrejshëm penal

Adem Elshani nga Peja ka tentuar që nëpërmjet një kallëzimi të rrejshëm penal, të përfitojë shumën financiare rreth 2 milionë euro.

Demë Elshani nëpërmjet një kallëzimi penal, ka bërë përpjekje që t’i marrë para familjes Buquku, duke akuzuar Enver, Jeton dhe Egzon Buqukun se kanë deklaruar rrejshëm në dëshmitë që kanë dhënë për incidentet e ndodhura, teksa ka pretenduar se kjo familje i ka borxh atij rreth 2 milionë euro.

Elshani dyshohet se ka shkuar edhe më larg, duke shantazhuar nipin e tij, Qëndrim Elshanin që të dorëzonte kallëzimin penal në Prokurorinë Themelore në Pejë ndaj Enver, Jeton dhe Egzon Buqukut.

Babai i Qëndrim Elshanit, Xhevdeti, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë së Pejës, ka akuzuar Demë Elshanin për shantazh ndaj të birit teksa ka thënë se nuk është e vërtetë që familja Buquku ka obligime financiare ndaj Demë Elshanit.

Në këtë letër, të cilën e posedon Paparaci, Xhevdet Elshani ka thënë se djali i tij është shantazhuar dhe detyruar nga Demë Elshani që të nënshkruante kallëzimin penal.

Ai ka thënë se në kohën e nënshkrimit, djali i tij ka qenë i mitur dhe nuk ka qenë në dijeni për akuzat që po i bëheshin familjes Buquku.

“Unë Xhevdet Elshani, i lindur në Ozdrim, babai i Qendrim Elshanit, i drejtohem Prokurorisë së Pejës dhe deklarohem me shkrim për arsye shëndetësore se për shkak që jam i operuar në fyt nuk mund të flas me zë”, thuhet në fillim të letrës.

“Por po e shkruaj këtë deklaratë në emrin tim që djali im Qendrim që ka dorëzuar kallëzim penal në lidhje me familjen Buquku kinse familja Buquku ka obligime Demë Elshanit nuk është e vërtetë, por djali im është shantazhuar nga Demë Elshani dhe i detyruar që të nënshkruajë kallëzim penal që e ka përgatitur dhe e ka shkruar plotësisht vetë Demë Elshani”, thuhet më tej në këtë letër.

Xhevdet Elshani ka mohuar se ka probleme me familjen Buquku.

“Djali im Qendrimi nuk ka dijen për këto akuza që siq thuhet në ato vite që janë shkruar, djali im ka qenë i mitur dhe nuk ka pas si t’i dijë këto akuza dhe për këtë jam i bindur se Demë Elshani është duke shantazhuar djalin tim që t’i bëjë këto veprime. Unë nuk kam asnjë gjë me familjen Buquku, përkundër, kam respekt të madh për këtë familje”, thuhet në letrën e Xhevdet Elshanit.

Në këtë kallëzim penal është përmendur edhe emri i Labinot Lushajt.

Sipas kallëzimit penal, personi Labinot Lushaj, i cili ka punuar si menaxher i shitjes te Demë Elshani, të hollat që janë fituar nga shitja e makinerive nga marsi 2009 deri në vitin 2015, ia ka huazuar në shuma të konsiderueshme familjes Buquku, konkretisht, Enverit, Jetonit dhe Egzonit.

Mirëpo Lushaj në një përgjigje për Paparacin ka mohuar përfshirjen, teksa ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me Demë Elshanin.

“Nuk është e vërtetë. Jo, nuk është e vërtetë. Nuk kam të bëjë asgjë me Demë Elshanin. Unë në kompaninë Buquku punoj prej vitit 2012”, ka thënë shkurt Labinot Lushaj.

Adem Elshani, i njohur si “Dema”, pretendonte se fqinjët e tij (familja Buquku) i kanë borxh në shumën prej 2 milionë eurove.

Demë Elshani kërkohej nga Policia e Kosovës pasi që akuzohej për shtatë vepra penale, përfshirë edhe vrasjen e rëndë e tentim vrasjen. Për të njëjtin kishte fletarrest ndërkombëtar që nga viti 2017.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci