Etienne Tare, djali i sulmuesit legjendar të kombëtares shqiptare, Igli Tare, do të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë.
21-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin e Dukagjinit të Klinës, shkruan gazetari Lorik Gashi.
Sikurse i ati, edhe Tare i ri është qendërsulmues dhe vjen nga Skenderbeu i Korçës, te e cila mbërriti gjatë verës së vitit të kaluar por pa lënë gjurmë.
Tani, ish-sulmuesi i të rinjve të Lazios, dhe skuadrave rezervë të Rapid Vjenës dhe Sturm Grazit në Austri, do të synojë të ringjallë karrierën nën urdhrat e Ismet Munishit, teknikut kosovar të dalluar për aktivizimin e futbollistëve të rinj në moshë.
Gazzetta Dello Sport, në një shkrim për Etienne Taren në vitin 2021 shkruante se lidhja farefisnore mes Etienne dhe Iglit është shumë e dukshme kur e sheh atë të luajë futboll: i gjatë, i hollë dhe biond si babai Igli, të dy sulmues pykë.
Tare nuk arriti të bënte kapërcimin e madh në futboll, nga ekipi i të rinjve të Lazios te ekipi i parë. /Paparaci.com
