Të fundit

Opozitari rus fiton çmimin e lartë me të cilin ishin nderuar edhe Rugova e Demaçi

Opozitari i burgosur rus, Alexei Navalny, kritiku kryesor i Putinit, është shpërblyer të mërkurën me çmimin më të lartë të BE-së për të drejtat e njeriut, Çmimin Saharov.

Në një shenjë të kritikës së hapur ndaj Kremlinit, udhëheqësit e Parlamentit Evropian e zgjodhën politikanin e njohur rus për t’ia dhënë çmimin e njohur. Në mesine kandidatëve tjerë ishin një grup i grave afgane dhe ish-presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez.

Grupi i partive kristian-demokrate në Parlamentin Evropian e bënë të ditur lajmin në Twitter. “Z.Putin, liroje Alexei Navalny-n. Evropa bën thirrje për lirinë e tij dhe të gjithë të burgosurve tjerë politikë”, thuhet në postim.

Dhënia e këtij çmimi Navalny-t pritet të përbëjë përkeqësim të ri të raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Raportet mes dy fuqive kanë qenë edhe ashtu në rënie prej vitit 2014, kur Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina.

Vitin e kaluar, BE-ja vendosi sanksione kundër gjashtë zyrtarëve të lartë rusë nën dyshimin për përfshirjen e tyre në helmimin e Navalny-t. Rusia ka mohuar se është e përfshirë në helmimin e politikanit, shkruan Independent.

Zyrtarisht, çmimi Navalny-t do t’i ndahet më 15 dhjetor në një seancë të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës. Shpërblimi financiar për fituesin e çmimit është 50.000 euro.

Ndryshe, Çmimi Saharov më 1991 i është dhënë figurës së njohur të rezistencës në Kosovë, Adem Demaçit, ndërsa në vitin 1998 edhe presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci