Të fundit

Presidentja përplaset me BE-në për vetingun

Presidentja Vjosa Osmani, tha sot se nuk pajtohet me raportin e Komisionit Evropian për procesin e vettingut, ku thuhet se rivlerësimi i plotë dhe i menjëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

Sipas Osmanit kjo është e papranueshme, pasi që thotë se vettingu është i domosdoshëm dhe e vetmja mënyrë për t’i arritur synimet të cilat po i kërkon BE-ja.

“E konsiderojë të nevojshme të ndalen në disa prej temave që kanë të bëjnë me procesin e vettingut duke përfshirë edhe veriun. Si presidente nuk pajtohem fare me këtë konstatim sepse mungesa e vettingut do të ishte serioz dhe jo kjo pjesë. Në këtë raport KE konsideron se procesi i vettingut do të duhej të ishte masa e fundit edhe ky konstatim është i gabuar.”

“Sa i përket vetingut Komisioni Evropian konstaton se rivlerësimi i menjëherë i gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz. Si presidente nuk pajtohem me këtë konstatim. Në fakt mungesa e vetingut do ishte shqetësim serioz e jo përmbushja e këtij procesi”, u shpreh presidentja.

Ajo tha se në luftën ndaj krimit e korrupsionit nuk ka kompromis, derisa ka thënë se presin përkrahje të plotë nga BE-ja.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci