Të fundit

Haraqia i kundërpërgjigjet Pacollit që ia kërkon 120 mijë euro dëmshpërblim

Astrit Haraqia ka thënë se i qëndron prapa deklarimeve të tij për Behgjet Pacollin, për të cilat kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) ka parashtruar një padi për shpifje ndaj tij.

Sipas padisë së ushtruar, Pacolli ka pretenduar se Haraqia, përmes dy statuseve të shkruara në Facebook në vitin 2016, ka bërë ofendim publik duke përdorur shpifje dhe fyerje në dëm të tij.

“Kuku Plaki M…. a je konë pushtet nja 4 vite, ose pse spo shkon në Beograd me aeroplan si 1998 që shkojshe negociata me Millosheviqin për mi dorzu Kosovën”, kishte shkruar Haraqia më 2016.

Në një status tjetër, Haraqia kishte akuzuar Pacollin për implikim në rastin e vrasjes së Jusuf Gërvallës, veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Paparaci.

“Po masi po flasim për hetime e implikime në krime, po du me pyet Behgjet Pacollin, qysh ja shpjegon shqiptarëve e familjarëve që vetura e regjistruar me emër të Behgjet Pacollit, me të cilën është kry krimi ndaj Jusuf Gërvallës me shokë, mbahet si dëshmi në Policinë e Gjermanisë?”, ka shkruar Haraqia.

Përmes padisë, Pacolli ka kërkuar nga gjykata që të detyrohet Haraqia që në emër të dëmit material dhe jo material t’ia kompensojë shumën prej 120 mijë euro.

Por, Astrit Haraqia është shprehur se do t’i qëndrojë prapa fjalëve të tij.

Në një bisedë telefonike me Paparacin të mërkurën, ish-ministri i Kulturës ka thënë se nuk tërhiqet nga deklarimet dhe akuzat e ngritura ndaj Pacollit.

“Unë i qëndroj mbrapa deklarimeve të mia ndaj Pacollit dhe nuk tërhiqem nga ato deklarime. I qëndroj prapa edhe deklarimit për veturën e regjistruar në emër të Behgjet Pacollit, sepse e kam parë atë veturë BMW në Gjermani”, ka thënë Haraqia për Paparacin.

Haraqia ka deklaruar se më 2014 ka ushtruar edhe ai padi për shpifje kundër Pacollit, për deklarimet e ish-kryediplomatit të Kosovës në lidhje me rastin e aferës “Grand”.

Më 2014, Pacolli e kishte akuzuar Haraqinë se ia kishte kërkuar 3.6 milionë euro për t’i ndihmuar atij në çështjen e privatizimit të Hotelit Grand në Prishtinë. Haraqia i tha sot Paparacit se Pacolli nuk ka asnjë provë për të mbështetur deklarimin e tij. Ka thënë se ka shpifur ndaj tij.

“Dy vite para se të bëhej kjo padi, unë kam ngritur një padi ndaj tij për deklarimet e bëra në rastin e Grandit kinse unë ia kam kërkuar katër milionë euro. Ai nuk ka asnjë provë për të mbështetur deklarimin e tij”, ka thënë sot Haraqia.

Asokohe zëvendëskryeministër, më 2014 Behgjet Pacolli dhe biznesmeni Remzi Ejupi kishin dhënë emrat e Ukë Rugovës, Astrit Harasqisë, Naser Osmanit dhe Gazmend Abrashit si sekserë të Dino Asanajt, ish-shefit të ndjerë të AKP-së, të cilët kanë kërkuar katër milion euro për Grandin.

Ejupi kishte incizuar një bisedë me Abrashin të cilën e kishte dorëzuar në polici. Të akuzuarit kishin mohuar kategorikisht akuzat. /Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci