Të fundit

Tri orë pasi mbyllen votimet, raportohet se u votua në QKUK

Doktori Bashkim Gllareva në klinikën e Pulmologjisë ka raportuar se edhe tri orë pasi janë mbyllur votimet, ekipet e KQZ-së janë qenë në QKUK për të vazhduar votimet nga pacientët.

Ai për KTV-në ka thënë se kjo përbën shkelje ligjore.

“Nuk jam në cilësinë e doktorit të pulmologjisë, jam në cilësinë e përcjellësit, në ora 22:30 në kohën e terapisë vijnë dhe i shqetësojnë pacientët në këtë kohë me arsyetimin se kemi pasur pengesa dhe vonesa. Ishin edhe policia e Kosovës, konfirmuan që të votohet. Deri para dy minutash janë vendosur votat në kuti. Nuk i ka dy minuta që shkoi ekipi”, ka thënë Gllareva.

“Kam dëgjuar se disa klinika nuk kanë arritur të votojnë dhe ekipi i KQZ-së edhe në këtë kohë është duke votuar”, ka thënë ai.

 

 

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci