Të fundit

Kryeshefi Osmani: Bashkëpunim i frytshëm me partnerët ndërkombëtarë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani ka pritur sot në takim drejtorin e KfW-së për Kosovë z. Moritz Remé dhe z, Sergiy Maslichenko, drejtor i Bankës për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) për Kosovë.

Në këtë takim u diskutuan format e thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm me të dy institucionet financiare, që kanë mbështetur fuqimisht realizimin e projekteve kapitale për energjinë ngrohëse, që janë janë duke u realizuar në partneritet të përbashkët.


Kryeshefi Osmani është shprehur i kënaqur me mbështetjen, që po merr NP “Termokos” nga partnerët tanë strategjikë, gjë që është një tregues i qartë se jemi në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat tona në drejtim të tranzicionit të gjelbër në fushën e energjisë termike për qytetin e Prishtinës.


Menaxhmenti i ndërmarrjes po punon me përkushtim, strategji afatgjate dhe vendosmëri për të garantuar standarde të larta dhe transparencë të plotë për implementimin e projekteve strategjike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci