Të fundit

AKI-ja reagon pas arrestimit të ish-punonjësit të saj

Agjencia Kosovare për Inteligjencë ka konfirmuar arrestimin e një ish-punonjësi të saj, të dyshuar për cenimin e sigurisë së Kosovës.

Në një njoftim për media, AKI-ja tha se konfirmon komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për prangosjen e të dyshuarit.

AKI-ja tha se ka përfunduar procedurat e brendshme, të parapara me ligjet në fuqi, ndaj ish-punonjësit të arrestuarit.

“AKI, në kuadër të kompetencave të saj sipas Ligjit Nr. 03/L-063, Nenin 2 dhe Nenin 10, ka përfunduar procedurat e brendshme ndaj personit M.K dhe në përputhje me Nenin 25.2 të Ligjit për AKI ka njoftuar Prokurorin publik kompetent”, ka thënë AKI-ja.

“Pavarësisht se nga kush cenohet siguria e Republikës së Kosovës, AKI mbetet e përkushtuar në zbatimin e mandatit dhe kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore, si dhe në përmbushjen e detyrave në shërbim të sigurisë së Republikës së Kosovës”

Prokuroria e Shtetit, të enjten bëri me dije se i arrestuari dyshohet për kryerjen e pesë veprave penale.

“…sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari do të mbahet në ndalim për 48-orë. /Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci