Të fundit

Bulliqi akuzoi LDK-në për publikimin e disa fotografive kinse të tij me një grua, reagon Ekrem Hyseni

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim votash në zgjedhjet lokale 2021, teksa sipas tij, LDK ka shpërndarë edhe disa fotografi, kinse ai është me një femër.

Lidhur me këto akuza, kandidati i LDK-së për të parin e Podujevës, Ekrem Hyseni, ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Hyseni shkroi se në takimet që ai dhe ekipi i tij i kanë mbajtur në Podujevë asnjëherë nuk janë marrë me kandidatët e partive të tjera politike për kryetar të Podujevës.

“Për më tepër, akuzat e bëra mbrëmë nuk i kemi dëgjuar para publikimit të rezultatit të votimit në komunën e Podujevës. Viktimizimi i bazuar në shpifje nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte”, shkroi Hyseni gjersa i ftoi të gjithë ata që kanë dëshmi për parregullësi në zgjedhjet lokale që t’i dorëzojnë para organeve të drejtësisë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci