Pijet e njohura nga Kosova, Ruko, Ruko Power dhe Panoni Ice Tea tani do të gjenden edhe në tregun e Gjermanisë.
Kjo është mundësuar me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë Drini në Augsburg për shpërndarjen e brendeve Ruko, Ruko Power dhe Panoni Ice Tea në tërë territorin e Gjermanisë.

Ngarkesa e parë pritet të arrijë në Gjermani në javën e parë të muajit tetor.
Kompania gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt edhe produktet e qumështit “Drena” do të jenë në tregun e Bashkimit Evropian.

“Nënshkruhet marrëveshja me kompaninë Drini, me seli në Augsburg, për distribuimin e brendeve Ruko, Ruko Power si dhe Panoni Ice Tea në gjithë territorin e Gjermanisë. Ngarkesa e parë pritet të arrijë atje në javën e parë të muajit tetor. Besojmë se shumë shpejt do t’u ofrojmë konsumatorëve edhe produktet e qumështit Drena në gjithë Bashkimin Evropian”, ka bërë të ditur Rrustem Rukolli me një postim.

