Të fundit

Pritje e jashtëzakonshme nga Lumadhi për Ferit Idrizin

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidat për një mandat të ri, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Lumadh, së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, dhe kandidatin për Asamble Komunale, Besnik Sadikun.

Idrizi u shpreh i impresionuar nga pritja e banorëve, duke theksuar se mikpritja dhe përkrahja e tyre janë dëshmi e fuqisë së vizionit që ai dhe ekipi i tij po ofrojnë për të ardhmen e Vushtrrisë.

“Lumadhi sonte i jashtëzakonshëm! Kjo është mikpritja që e karakterizon Vushtrrinë.
Bashkë me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, dhe kandidatin tonë për Asamble Komunale, Besnik Sadikun, takuam banorët e fshatit Lumadh, që janë të rreshtuar fuqishëm me vizionin tonë. Mbështetja juaj është motivi ynë për të vazhduar me vendosmëri drejt fitores dhe zhvillimit të Vushtrrisë. Faleminderit Lumadh!” tha Idrizi.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci