Kandidati për kryetar të Istogut e që është edhe kryetar aktual, Ilir Ferati njofton se sot në QKMF kanë hapur fushatën e Muajit Rozë.
Ai njofton se fushata është hapur bashkë me stafin dhe Forumin e Gruas së LDK-së.
“Sot, në QKMF, bashkë me stafin dhe Forumin e Gruas të LDK-së, hapëm fushaten e Muajit Roze – muajin e ndërgjegjësimit për shëndetin e grave dhe rëndësinë e kontrollit të hershëm. Bashkë për t’i dhënë zë, forcë dhe shpresë çdo gruaje!”.
