Kreu i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, është pritur nga një numër i madh i qytetarëve në Prugovc.
Kupina zhvilloi një takim me banorët e këtij fshati të Prishtinës, të cilëve iu premtoi se do t’i përmbushë të gjitha kërkesat e tyre.
“Prugoci e tha fjalën e vet, fjalën e Lidhjes së Prishtinës. Me Burim Dragushën, kandidatin tonë për Kuvend Komunal u pritëm me shumë entuziazëm nga banorët e Prugocit. Lidhja e Prishtinës do të jetë zëri i Prugocit në Kuvend Komunal deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të banorëve. Ju faleminderit për mbështetjen!”, thuhet në postimin e Kupinës në Facebook.
