Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri sot ka luajtur shah me pensionistët dhe ka pirë çaj me ta.
Gjatë takimit ai ka thënë se Mitrovica do të ketë një shtëpi të denjë për të moshuarit.
“Bisedova me pensionistët në Mitrovicë për nevojat e tyre të përditshme, nga kujdesi shëndetësor deri te mungesa e aktiviteteve sociale. Pimë çaj, qeshëm dhe luajtëm një lojë shahu që do ta mbaj mend gjatë”, ka thënë Tahiri.
“Mitrovica nuk ndërtohet vetëm me projekte, por edhe me ndjeshmëri, përkujdesje dhe respekt për çdo brez. Qyteti ynë do të ketë një shtëpi të denjë për të moshuarit, me kujdes, ngrohtësi dhe dinjitet, ashtu siç e meritojnë”, ka thënë ai.
