Fehmi Kupina, kandidat i Lidhjes për Prishtinën për kryetar të Prishtinës bën thirrje grave dhe vajzave që të marrin me seriozitetin më të lartë parandalimin e kancerit të gjirit duke bërë kontrolla të rregullta për zbulim të hershëm.
Ai thotë se çdo grua e prekur nga kanceri i gjirit rrezikon jetën, teksa thekson se kontrolli dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë.
“Sot shënuam fillimin e Muajit Rozë për sensibilizim të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit. Çdo grua e prekur nga kanceri i gjirit rrezikon jetën. Çdo grua është nënë, bashkëshorte apo vajzë e dikujt prandaj kërkohet vetëdijësim i të gjithëve.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, në veçanti grave dhe vajzave, që të marrin me seriozitetin më të lartë parandalimin e kancerit të gjirit duke bërë kontrolla të rregullta për zbulim të hershëm. Kontrolli dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë”.
