Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë thirrje për ndërgjegjësim gjatë muajit për Kancerin e Gjirit.
Osmani ka thënë se ky muaj na kujton sa e rëndësishme është shëndeti i grave dhe lufta kundër kancerit të gjirit.
“Tetori – Muaji Rozë. Ky muaj na kujton sa e rëndësishme është shëndeti i grave dhe lufta kundër kancerit të gjirit. Mesazhi është i thjeshtë, por jetik: zbulimi i hershëm shpëton jetë”, thuhet në postimin e tij.
