Të fundit

“Ky vend nuk u bë me fjalë të kota”, mesazhi i Arbër Ismajlit nga takimi me veprimtarët e LDK-së

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli thotë se kishte nderin të jetë pranë me disa siç thotë ai, “veprimtarët më të devotshëm të LDK-së, njerëz që për dekada kanë dhënë gjithçka për idealin e lirisë, demokracisë dhe ndërtimin e Republikës së Kosovës”.

Ai thotë se bisedat me ta janë frymëzim dhe se në kohët më të vështira e mbanin gjallë LDK-në.

“Janë ata që në kohët më të vështira e mbajtën gjallë shpresën, e mbanin gjallë LDK-në, dhe me sakrificën e tyre ngritën themelet e shtetit tonë. Bisedat me ta janë frymëzim i jashtëzakonshëm për kujtesën se ky vend nuk u bë me fjalë të kota, por me punë, djersë, sakrificë, luftë, e besim të pathyeshëm. Ne kemi obligim moral dhe politik që këtë trashëgimi ta vazhdojmë me përkushtim, me ndershmëri dhe me vizion të qartë për të ardhmen”.

Ai shprehet sa familja e tyre politike është forca e historisë dhe e ardhmja që do t’i japë vendit qeverisjen më të mirë të mundshme.

“Familja jonë politike është forca e historisë sonë, është shtylla e Republikës, dhe është e ardhmja që do t’i japë vendit qeverisjen më të mirë të mundshme. Bashkë me këta njerëz pranë, me këtë vullnet të paepur dhe me këtë frymë të jashtëzakonshme, jemi të bindur se është koha e qeverisjes së popullit, e jo e sundimit të pushtetarëve, është koha më e mirë e ndërtimit të projektit për Gjilanin e ri! Faleminderit nga shpirti për mbështetjen e sinqertë dhe të palëkundur. Ku premtoj se asnjëherë nuk do t’ju harroj, as sakrificën tuaj, e besa, as mbështetjen tuaj. Ky është rrugëtim i përbashkët, dhe vetëm bashkë do ta përcjellim amanetin deri në fund për rikthimin e besimit të qytetarëve në udhëheqjen e Komunës së Gjilanit”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci