Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi është mirëpritur krahëhapur nga bizneset vushtrriase.
Ai ishte në kompaninë Loni Dekor ku u prit nga pronarët Faton dhe Fidan Hyseni, si dhe nga i gjithë stafi i kompanisë.
“Me të vërtetë ishte një super pritje dhe një shembull i respektit e bashkëpunimit që kemi ndërtuar. Veçanërisht më gëzon fakti që Komuna e Vushtrrisë dhe Loni Dekor janë bashkë në projektin për aftësimin profesional të nxënësve, duke u dhënë të rinjve tanë mundësi reale për të fituar përvojë dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Ky partneritet tregon se kur bashkojmë forcat, përfitojnë të gjithë, biznesi, komuna dhe mbi të gjitha gjeneratat e reja”, thotë ai.
