Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar biznesin “Outdoor Gjakova”, i njohur për promovimin e aktiviteteve të shumta në natyrë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjini ka vlerësuar qetësinë dhe energjinë që reflekton Agoni, duke e cilësuar biznesin e tij si një botë të veçantë aventurash. “Outdoor Gjakova” u ofron qytetarëve dhe vizitorëve mundësi të ndryshme për të përjetuar natyrën, si hiking, kamping, shëtitje me biçikleta dhe aktivitete të tjera eksploruese.
Gjini u shpreh i lumtur që pati mundësi të kalojë disa çaste në këtë biznes lokal, ku ofrohen gjithashtu biçikleta dhe aksesorë të ndryshëm për dashamirët e aventurave.
“Natyra jonë është e mrekullueshme – bëni një xhiro dhe do ta përjetoni edhe më shumë”, shkroi kryetari Gjini.
