Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri ka takuar bizneset në këtë qytet.
Ai ka premtuar mbështetje për to dhe çdo ndërmarrje që krijon vende e pune e mundëson zhvillim të qytetit.
“Një vizitë në dy biznese, “Iliria” dhe “Feis Com”, dy emra që përfaqësojnë punën e ndershme dhe zhvillimin ekonomik të Mitrovicës. Gjatë takimeve bisedova me punëtorët dhe pronarët për sfidat me të cilat përballen dhe për nevojat e tyre. Si Kryetar i Mitrovicës, do të ofroj mbështetje të plotë për këto dhe çdo ndërmarrje që krijon punësim dhe zhvillim në qytetin tonë”, tha Tahiri.
“Mitrovica punon dhe ne do të jemi gjithmonë pranë atyre që punojnë”, përfundoi Tahiri.
