Të fundit

Imri Ahmeti në Ribar të Madh dhe Zllakuqan: Projektet tona dëshmi konkrete e zhvillimit

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka theksuar se Ribari i Madh dhe Zllakuqani janë dëshmi e qartë e punës dhe angazhimit të deritanishëm në çdo fshat.

Ai ka përmendur disa nga projektet kryesore të realizuara në këtë zonë, përfshirë ndërtimin e shkollës së re, sallës sportive, zgjerimin e rrugës “Vehbi Kozhani” deri në Zllakuqan, riasfaltimin e rrugës kryesore deri në Poturovc, si dhe projekte të tjera infrastrukturore.

“Programin tonë, që në qendër ka qytetarin dhe vazhdimësinë e punëve të mira, e prezantuam sonte në mesin e qytetarëve të Ribarit të Madh dhe Zllakuqanit. Përkushtimi i tyre dhe mbështetja masive na japin forcë për fitoren e madhe që na pret,” tha Ahmeti.

Ai shtoi se mbështetja e qytetarëve në këto dy fshatra është një konfirmim i qartë se ata qëndrojnë të bashkuar me vizionin dhe objektivat për të çuar përpara zhvillimin.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci