Fehmi Kupina, prijës i listës Lidhja e Prishtinës, është shprehur i hapur për bashkëpunim me qytetarët.
Të premten Kupina zhvilloi takim me disa qytetarë, ku u zotua për përfaqësim të dinjitetshëm.
“Miq e bashkëpunëtor të Lirije Gashi, kandidates sonë për Kuvend Komunal u mblodhën për të bashkëbiseduar për Prishtinën tonë. Me Lirijen u zotuam për punë e përfaqësim të dinjitetshëm të qytetarëve tanë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. U premtuam se Lidhja e Prishtinës do të ketë dyert e hapura për secilin qytetarë”, thuhet në postimin e tij.
